Nëse Joe Biden fiton në Pensilvania, ai do të marrë 270 vota elektorale që i duhen për të fituar presidencën e SHBA-së.

Në Filadelfia janë numëruar rreth 79% të votave, ku raportohet se kryeson Biden.

Aktualisht, Presidenti Trump po udhëheq me vota në Keystone, por drejtimi i tij është ngushtuar ndjeshëm në 24 orët e fundit. Ndërsa numëroheshin më shumë fletëvotime me postë, Trump kaloi nga një diferencë mbi 600,000 vota në 164,000 vota përpara kundërshtarit demokrat, transmeton rtv21.tv.

Trump i duhet të mbajë fronin në Pensilvani për të arritur 270 votat, ndërkohë që duhet të ketë fitoren edhe në një prej tre shteteve Arizona, Karolinën Veriore dhe Georgia./21Media