Rama ka publikuar zonat gjelbërta në qytetet ku do të ketë lehtësim të lëvizjes

Rama ka publikuar zonat gjelbërta në qytetet ku do të ketë lehtësim të lëvizjes

Ashtu si javën e parë edhe këtë të shtunë të drejtën për të dalë do të kanë pensionistët.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në Facebook ka njoftuar se mosha e tretë do të ketë mundësi të dalë deri në orën 11:00.

“Nesër vetëm pensionistët në ajër të pastër deri në orën 11.00, të gjithë ne të tjerët në shtëpi”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama po ashtu sot ka publikuar zonat gjelbërta në qytetet ku do të ketë lehtësim të lëvizjes.

Qarku Dibër, Gjirokastër dhe bashkitë, Pogradec, Përrenjas, Librazhd, Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe Divjakë do të kenë “fatin” e mirë për të pasur masa më lehtësuese se qytetet e tjera.

Rama ka bërë me dije se nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia, por ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave./oranews