Jemi në prag të ndërrimit të moteve, e bamirësit bëjnë që secila familje skamnore ta ketë sofrën plot.

Me këtë rast edhe shoqata Humanizmi FFSh, “Forumi Femrat Shqiptare” e themeluar dhe me seli në Suedi me degë në Kosovë ka arritur të ndihmojë shumë familje.

Përfaqësueset e kësaj shoqate në emisionin “Bon Bon” në RTV21 treguan për një rast të veçantë që shërben edhe si motiv.

Ato treguan se si një pensoiniste i ndanë çdo muaj nga 5 euro për bamirësi./21Media