Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Barcelonës, Javier Mascherano, është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 36 vjeçare.

Futbollisti me më së shumti paraqitje në histori të Argjentinës e bëri të ditur lajmin në një konferencë për shtyp te klubi i tanishëm, Estudiantes.

Argjentinasi la përshtypje nën urdhrat e Rafael Benitezit te Liverpooli, ku luajti për tri sezone dhe regjistroi 139 paraqitje, para se të transferohej te Barcelona në vitin 2010.

Me Blaugranët, ai regjistroi 334 paraqitje duke fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve, dy trofe të Kupës së Botës për Klube, si dhe nga pesë triumfe në La Liga dhe në Kupën e Mbretit.