Drejtuesit e Juves duan që Guardiola të marrë drejtimin e skuadrës së tyre

Drejtuesit e Juves duan që Guardiola të marrë drejtimin e skuadrës së tyre

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola raportohet se është pajtuar të zëvendësojë Massimiliano Allegrin si trajner i Juventusit.

Allegri ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm, por duket se ka vendosur të largohet gjatë kësaj vere.

Drejtuesit e Juves duan që Guardiola të marrë drejtimin e skuadrës së tyre.

Dhe, sipas gazetarit italian, Luigi Guelpa, Guardiola i ka dhënë fjalën dhe kanë arritur marrëveshje në princip që të firmosë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën nga Torino.

Guelpa thotë se ky informacion është konfirmuar nga i njëjti burim, i cili i kishte thënë verën e kaluar se Cristiano Ronaldo do të transferohej nga Reali tek Juve.