Policia ka njoftuar se masat mbrojtëse për Covid-19 janë respektuar nga shumica e qytetarëve në Ferizaj, por janë hasur edhe persona që nuk i kanë përfillur ato dhe nga policia nga 30 nëntor deri më 6 dhjetor janë shqiptuar 740 tiketa ndaj personave që s’i kanë respektuar masat dhe janë dhënë 223 vërejtje.

Policia ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre.

Policia e Kosovës ka deklaruar se do të vazhdojë me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat, të cilët nuk i respektojnë masat, ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi.

.