Në 24 orët e para nga kthimi i masave rigoroze, janë regjistruar 481 shkelje te personat të cilët nuk kanë mbajtur  mbrojtje personale, ndërsa 155  janë arrestuar nga 203 persona të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes.

MPB bëri të ditur se dje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 722 personave u janë dhënë  vendime për izolim, ndërsa 185 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Tutje ministria tha se “nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrolle  te personat në izolim dhe vetizolim dhe nuk janë evidentuar  persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim”, citohet në kumtesën e Policisë.