Tri raste të dhunës në familje janë paraqitur që nga dita e djeshme, ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24 orësh.

Rasti i parë ka ndodhur në Rahovec rreth orës 00:45, ku burri e ka sulmuar fizikisht gruan e tij, mirëpo nuk raportohet për të lënduar.

Nga po i njëjti vend është raportuar edhe rasti i dytë, bashkëshorti i ka bërë presion psikik gruas së tij.

Ndërkaq, në Grabovc të Fushë Kosovës, një burrë me probleme psikike ka ushtruar dhunë në familje, mirëpo nuk ka të lënduar.

Në lidhje me këto raste, tre prej të dysharve janë arrestuar me vendim të prokurorit./21Media