Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot dorëzoi propozime për lëshimin e gjobave prej 2,000 euro ndaj gjithsej 43 personave për mosrespektim të orës policore.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot dorëzoi propozime për lëshimin e gjobave prej 2,000 euro ndaj gjithsej 43 personave për mosrespektim të orës policore.

“Të gjithë të pandehurit nuk kanë vepruar në përputhje me Vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kështu që gjatë orës policore u gjetën se si lëviznin në lokacione të ndryshme pa leje”, qëndron në kumtesën e PTHP-së.

Prokuroria i propozoi Gjykatës Themelore Penale në Shkup që secili nga të akuzuarit të dënohet me 100 gjoba ditore, me shumën e një gjobë ditore të caktuar në 20 euro në kundërvlerë në denarë.

Të gjithë akuzohen për veprën penale “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal”/MIA. /TV21