Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot në konferencë për media u shpreh se qytetarët e dinë më së miri se për çka do të mbahet mend Qeveria Hoti.

Ai deklaroi se qeverisjen e kanë marrë në një situatë shumëtë vështirë, me ç’rast tha që e kanë hapur qeverinë dhe ekonominë.

Hoti tutje shtoi se e kanë hapur vendin ndaj partneritetit ndërkombëtar.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendo do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor./21Media