Dy javë më parë u shpallën nominimet për evenimentin e madh të ndarjes së çmimeve ,MTV Europe Music Awards.

MTV Europe Music Awards, shënon edicionin e 27-të sivjet, kjo ngjarje do të transmetohet globalisht përmes MTV të dielën më 8 nëntor.

Nga artistet shqiptare, e vetmja e nominuar në MTV EMA 2020 është këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa .

Dua u nominua në katër kategori përfshirë, “Artistja më i mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e zhanrit Pop” dhe “Artistja më e mirë regjionale”.

Ndërsa, prezantuese e MTV EMA-S  do të jetë Rita Ora këtë ka bërë të ditur vet Rita përmes një postimi në instaStory.

“E emocionuar që do ta prezantojë këtë vit, MTV EMA”, ka shkruar ajo.

Alicia Keys, DaBaby, Karol G, Jack Harlow dhe Tate McRae, këto janë disa nga artistet që do të performojnë në MTV Europe Music Awards (EMA)./21Media