Patrisi e Tuna të lumtur pranë njëri-tjetrit

Patrisi e Tuna të lumtur pranë njëri-tjetrit

Këngëtarja e njohur,  Altuna Sejdiu mbrëmë promovoi albumin e saj të ri të titulluar “Fortuna”, në një koncert në Filharmoninë e Maqedonisë.

Të pranishëm në këtë koncert ishin shumë fytyra publike, të cilët në rrjetet sociale publikuan disa momente nga ky promovim.

Në këtë promovim pa dyshim se nuk mungoi partneri i saj Patrisi, i cili pas koncertit në Instagram ka publikuar një fotografi me Tunën, ku të dy shfaqen duke buzëqeshur.

“Po shtyhemi kush i ka dhëmbët më të bardhë”, është shkrimi i Patrisit që e la mbi foto, të cilën e hodhi sot në instastory.

Albumi i Tunës përmban 7 këngë, ndërsa dy prej tyre janë bashkëpunime, njëri me artsitin e mirënjohur, Armend Rexhepagiqin, i cili me këtë projekt është rikthyer në skenë pas më shumë se një dekade, kurse bashkëpunimi tjetër është me këngëtarin Yll Limani.

Tuna dhe Patrisi në vitin 2017 janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Tian./21Media