Për artisten e njohur, Orhidea Latifi- Kida sot është ditë e veçantë, ajo feston ditëlindjen e 23-të.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja, e cila në Instagram për fansat e saj ka publikuar disa fotografi ku shfaqet mjaft tërheqëse.

Kida për 23-vjetorin u befasuar nga familja e saj me dhurata të ndryshme menjëherë pas orës 00:00.

Ndonëse e re në moshë ajo ka një karrierë të madhe në tregun muzikor, dhe është mjaft e suksesshme. Kida e njohur për publikun u bë me këngën “Murder”. Videoklipi i të cilës është publikuar në janar të vitit 2014. Këngëtarja për gjatë këtyre viteve sa merret me muzikë ka sjellë  projekte të ndryshme si solo ashtu bashkëpunime me emra të njohur të estradës.

Kujtojmë se, më 15 dhjetor Kida publikoi projektin e ri me titull” “Drunk”, këngë kjo e cila deri tani ka mbledhur mbi 2 milionë klikime./21Media