Për dy ditë 17 fëmijë përfunduan në spital për shkak të sfidës “Supermen”

“Sfida supremen” është loja e rrezikshme që po e luajnë shumë fëmijë nëpër shkolla të vendit dhe rajonit, por shumë prej tyre po përfundojë në spital me fraktura.

Vetëm sot në Spitalin e Qytetit në Shkup në urgjencë janë paraqitur 6 pacientë të moshës 8 deri në 17, të cilët, siç na tha mjeku Risto Pejkov, janë lënduar duke luajtur sfidën “Superman” nga Tik-Toku.

6 prej tyre kanë pasur fraktura të rrezes distale, pra ajo është thyerja frakturës së kyçit të dorës. Te fëmijët janë vërejtur, fraktura në të dyja kyçet e dorës. Një fëmijë u diagnostikua me kontuzion kockor dhe një tjetër është ende në ndjekje të mëtejshme. Apelojmë nxënësit të shmangin pjesëmarrjen në sfida të rrezikshme në rrjetet sociale dhe prindërve të flasin me fëmijët e tyre për rreziqet e aktiviteteve të tilla dhe të kenë përgjegjësi për përdorimin e internetit, tha Risto Pejkov, mjek në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

Ministrja e Arsimit Vesna Janevska me apel që në vend të TikTokut, fëmijët të përqendrohen në mësime, dhe për këtë kërkoi edhe bashkëpunimin e prindërve.

U bëj thirrje të gjithë nxënësve të shkollave të mesme, në vend që të kenë Tiktok, duhet të fokusohen në arsim dhe shkencë. Telefonat ne në shkolla mund t’i ndalojmë por ato do të kenë qasje në shtëpi, në lagje dhe në hapësira tjera. Fëmijët duhet të pranojnë sfidat në arsim dhe shkencë dhe prindërit e tyre së bashku me shkollat duhet t’i udhëheqin drejt kësaj, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Rastet e sotme 6, bashkë me ato të djeshmet 11, e çojnë në 17 numrin e fëmijëve të lënduar nga kjo sfidë në rrjetin social. Megjithatë, deri më tani në polici është raportuar vetëm një rast që k ndodhur më 3 dhjetor në afërsi të një shkolle fillore në fshatin Zelenikovë, i cili ka denoncuar se djali i tij 8-vjeçar ka pësuar një lëndim të rëndë teksa luante me shokët e klasës.

Back to top button