Policia e Kosovës ka njoftuar se do të aplikojë masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të aplikojë masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut

Tre të rinj vdiqën dje në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Shtime-Suharekë, konkretisht në Duhël. Aksident me fatalitet gjatë ditës së djeshme ndodhi edhe në Vitomiricë të Pejës. Jetën e humbi një 63 vjeçar.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se bashkë me kërkesat e vazhdueshme për kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga drejtuesit e automjeteve ka ndermarr disa aktivitete dhe fushata vetëdijësuese për respektimin e rregullave të trafikut.

Gjatë vitit 2018 sipas policisë janë shqiptuar gjithsejtë 400 mijë e 95 kundërvajtje në trafikun rrugor.

“6485 shoferëve, ju është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, 170400 kundërvajtje, për tejkalim të shpejtësisë, 1824 kundërvajtje, për mos respektim të dritës së kuqe (semaforit), 11883 kundërvajtje, për kalim të afatit të regjistrimit të mjetit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas kësaj komunikate, inkasimi i gjobave në vitin 2018 ka qenë 8 milionë e 427 mijë e 711.59 euro, apo 140% më shumë krahasuar me vitin 2017.

“Me gjithë këto përpjekje të Policisë së Kosovës ku përfshihet edhe rritja e numrit të ndëshkimeve (gjobave në trafik), ky vit (2019) nga Janari deri tani (17.03.2019) ka rezultuar me humbjen e 22 jetëve njerëzore nëpër rrugë tona, që prapë mbetet shqetësim i madh”, thuhet tutje në komunikatë.

Sipas policisë kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, posaqërishtë i drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet fatale dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të fushveprimit të saj ligjor që ka do të aplikojë masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, siç thonë me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi./21Media