Për herë të parë Kurti bëri homazhe te varri i Rugovës

Kurti e Osmani homazhe te varri i Rugovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova. Ata vendosën kurora lulesh te varri i presidentit Rugova.

Osmani tha se sot po e nderojnë kontributin e tij dhe të të gjithë bijëve e bijave që u bashkuan rreth lëvizjes së madhe të shqiptarëve për të artikuluar këtë vullnet të qartë për liri e pavarësi.

Kurti u shpreh se sot në shënimin e 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë kujtohet presidenti i parë i Republikës së Kosovës.

“Sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës të zgjedhur me votë popullore me 24 maj. Një dekadë më vonë në Kuvendin e Kosovës Rugova zgjidhet president i Kosovës kësaj radhë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo, ne vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për lirinë dhe pavarësinë. U preftë i qetë e në paqe”, ka thënë ai.

Kjo është hera e parë që Kurti bëri homazhe te varri i Rugovës./21Media

Back to top button