Pritjes i erdhi fundi!

Pritjes i erdhi fundi!

“Rage of the Rampage”, eventi më i madh i muzikës elektronike do të mbahet më 20 dhjetor në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Ky event është produkt i Radio Culture, një prej radiove më të rëndësishme në Hamburg, e cila gjithmonë fokusohet në sjelljen e hiteve më të mëdha botërore. “Rage of the Rampage” është një thirrje për të shijuar çdo sekondë, për të kapur ritmin dhe për t’u bërë pjesë e adrenalinës që vetëm muzika mund të ofrojë.

“Rage of the Rampage” eventi më i madh jo vetëm në vend, por edhe në Ballkan do të sjellë muzikën më të mirë elektronike, rave, tekno, adrenalinë, super atmosferë.

Në këtë event do të performojë DJ më të mirë shqiptarë dhe botërorë. Drejt nga Tomorrowland dhe Untold Festival.  “Blinders, nga bashkëpunimet me Martin Garrix dhe David Guetta, drejt e në Tiranë. Nuk ka nevojë për shumë reklamë, sepse me siguri jeni çmendur gjatë performancës në Tomorrowland 2019 (për ata që patën fatin të merrnin pjesë). Vanillaz, dyshja dinamike dhe të njohur botërisht për talentin e tyre, ekskluzivisht nga skena e Ultra Europe, në Tiranë! Por Ultra është vetëm një nga festivalet ku janë afirmuar tashmë, sepse rendisim këtu dhe WMC Miami, Kings Day Netherlands, Umagination, ATP, Knock Out Festival, Schengenfest, Pow Wow Festival. Nuk duhet ta humbisni performancën e tyre për asnjë arsye! Galoski, muzika e tij është vlerësuar nga gjigandët si: Avicii, David Guetta, Dimitri Vegas & Like Mike, Afrojack e kaq shumë të tjerë. Ka performuar në të gjithë globin dhe ja ku vjen edhe në Rage of the Rampage.  2FreakzDj EKKI & Dj 5OUND, sepse gjermanët e bëjnë më së miri! Jordi Sans, Spanja është më ekzotike se mund ta mendoni. Ampov, mund ta keni parë edhe në Sunny Hill!  CryJaxx, le të themi se çunat shqiptarë e kanë djegur Kinën. Daniel Rosty, Viena e di çfarë zgjedh! ERØSxNANI, Kosova ka vetëm talente! Dj Caboo, vlen ajo që thamë më sipër!”./21Media

SHQIPËRI: Online:Pentagrami https://bit.ly/3476ymj Dyqan fizik: Çdo pikë shitjeje EASYPAY, DUFF Bar në Bllok.

KOSOVË: Ambasadorë të festivalit për Kosovë : BURIM RADONI – TEZI LATIFI, Online: Rave Travel https://bit.ly/2r9ES1H.