Për Kurban Bajram me tryezën bosh, 70-vjeçarja: Prej tre vitesh nuk festoj, mezi ha bukë thatë

Festën e Kurban Bajramit jo të gjithë kanë pasur mundësi ta festojnë. Nënë Hyrije Mehmeti thotë se që prej vdekjes së bashkëshortit ajo nuk feston më asnjë festë pasi me 28 mijë e 600 lekë të vjetra që merr nga ndihma ekonomike nuk i dalin dhe për bukë.
Kjo është dreka e bajramit e Hyrije Mehmetit.
“Unë po bëj speca të mbushur”.
Tryezat në këtë ditë për miliona besimtarë janë plotë, por 70-vjeçarja nga Kombinati ka vite që se ka parë tryezën e saj me ushqime.
E vetme jeton në këtë dhomë të vogël në zonën e Kombinatit në Tiranë, dhe e vetme kalon edhe festa dhe ditët e gjata të verës.
“Mos ngelsh vetëm”.
70-vjeçarja thotë se prej tre vitesh ajo nuk feston më asgjë, sepse nuk ka çfarë të festojë.
“Nuk e përballoj dot me një ndihmë ekonomike. Kur ishte burri gjallë e bëja. Tani nuk e bëj dot”.
Të ardhurat e saj janë minimale, ndërsa nuk mjaftojnë as për gjërat bazë.
“Nuk kam, s’më del hesapi”.
Edhe pse atmosfera nuk ndihet në shtëpinë e nënë Hyrijes, ajo thotë se zemra i uron të gjithë të festojnë sa më gëzuar.
“Gëzuar për tëë gjithë njerëzit. U dhëntë zoti shëndet dhe mbarësi”./oranews

Back to top button