Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka informuar se stafi diplomatik i Kosovës është i sigurtë dhe se për momentin nuk ndonjë qytetar të Kosovës të lënduar nga sulmi i sontëm në Vjenë.

“Në këto momente të vështira jemi me banorët e Vjenës ku ndodhën disa sulme terroriste. Për momentin dihet se diku rreth orës 20:00 ka pasur disa të shtëna, duke filluar nga Seitenstettengasse. Ambasadori ynë, Lulzim Pllana e konfirmoi se stafi ynë diplomatik është i sigurtë dhe se për momentin nuk ka ndonjë qytetarë të Kosovës të lenduar.”, ka shkruar Tahiri në facebook.

Policia austriake ka informuar sonte se disa njerëz janë plagosur në Vjenë ku sipas informacioneve të para një sulmues ka qëlluar në drejtim të policit që ishte duke ruajtur një sinagogë, i cili është në gjendje kritike për jetën. Agjencia austriake e lajmeve APA ka cituar Ministrinë e Brendshme të vendit të ketë deklaruar se një sulmues është vrarë dhe një tjetër mund të jetë në arrati. Karl Nehammer, zyrtar i lartë të sigurisë së vendit, ka deklaruar se disa njerëz janë plagosur në një sulm në kryeqytetin Vjenë dhe mund të ketë edhe përfundime me fatalitet. Ai ka thënë se kishte disa sulmues të përfshirë dhe se një sulmues mund të jetë vrarë dhe një tjetër ndodhet në arrati./21Media