Për nder të viktimave të 11 shtatorit, Presidenca me ngjyrat e flamurit amerikan

Objekti i Presidencës së Kosovës dhe Kuvendit është ndriçuar sonte me flamurin e SHBA-së, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

2.977 persona janë vrarë në sulmin terrorist të Al Kaidës në New York dhe Washington.

Dy aeroplanë janë përplasur në kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, një i tretë ka goditur Pentagonin dhe një i katërt, i cili dukej se kishte për qëllim Kapitolin ose Shtëpinë e Bardhë, është rrëzuar në një zonë të pyllëzuar në Shanksville, Pensilvani, pasi pasagjerët kanë kundërsulmuar.

Askush nga katër avionët nuk ka mbijetuar. 10 vjet më vonë, në maj të vitit 2011, forcat amerikane e kanë vrarë liderin e Al Kaidës, Osama bin Laden-in në Pakistan, në një operacion të miratuar nga presidenti i atëhershëm, Barack Obama.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button