Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur 38 aksidente në komunikacion. 21 prej tyre ishin me të lënduar, kurse 17 të tjerë vetëm me dëme materiale.

Gjatë së hënës Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 73 tiketa trafiku, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia ka arrestuar 12 persona, 10 janë dërguar në mbajtje./21Media