Për një ditë janë dhënë 19 mijë e 458 vaksina anti-Covid
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19 mijë e 458 doza të vaksinës kundër COVID-19 nëKosovë.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975 mijë e 279 doza të vaksinës.
Ndërsa, deri më sot 338 mijë e 147 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 703 raste të reja me COVID-19, nga 10 mijë e 851 testime të kryera.
Ndërsa jetën e kanë humbur 19 persona të cilët ishin të infektuar me virus.
Sot janë shëruar 2 mijë e 255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131 mijë e 930.
Në total numri i rasteve aktive është 20 mijë e 652./21Media