Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 117 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19. Masa këto të vendosura nga institucionet e vendit për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

E vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 6 raste të vdekjes dhe 661 raste të reja me COVID-19 nga 1 mijë e 617 testime.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media