Për një ditë mbi 600 gjoba për mosrespektim të masave
21 Dhjetor 2020
Po vazhdon mosrespektimi i masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Vetëm gjatë të dielës Policia e Kosovës ka shqiptuar 619 gjoba.
Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik janë shqiptuar gjithsej 572 tiketa trafiku.
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media