Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së virusit SARS CoV2.

Vetëm gjatë të mërkurës policia ka shqiptuar 598 gjoba për mos respektim të masave.

Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik janë shqiptuar gjithsej 1003 tiketa trafiku.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media