Të paktën 11 gra janë vrarë dhe shumë të tjera janë lënduar për shkak të turmës në një stadium në Afganistan, ku njerëzit po aplikonin për viza.

Sipas një zëdhënësi incidenti ndodhi pasi “mijëra njerëz” u mblodhën për të kërkuar leje në Pakistan.

Turma ishte ridrejtuar në një stadium sportiv në vend të qendrës së zakonshme të vizave në qytetin e Jalalabad.

Aplikimet për viza në Pakistan sapo kanë rinisur pas një pauze shtatë-mujore për shkak të pandemisë, transmeton rtv21.tv.

“Aplikantët e vizave u ngutën për të siguruar dokumentet e tyre nga zyrtarët e konsullatës”, tha një zyrtar në Jalalabad, sipas Reuters.
“Turma doli nga kontrolli, duke çuar në shkelje”.

Ambasadori i Pakistanit në Afganistan, Mansoor Ahmad Khan, tha se ai ishte “thellësisht i trishtuar” nga incidenti dhe se vendi i tij ishte “i angazhuar me autoritetet afgane për lehtësimin më të mirë të aplikuesve të vizave”./21Media