Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në Kosovë për pesë muaj janë shënuar 2 mijë e 80 raste të pickimit nga rriqrat.

“Sipas të dhënave të grumbulluara në IKSHPK për periudhën 01.02.2019-05.07.2020, janë raportuar gjithsej 2080 raste të pickimeve nga rriqërat në Kosovë. Numri më i madh i pickimeve është raportuar nga komuna e Malishevës 837 raste, Suhareka 376 raste, Klina 187 raste, Rahoveci 118 raste dhe komunat e tjera me numër më të vogël të rasteve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Tutje bëhet e ditur se deri më 05.07.2020 në Departamentin e Mikrobiologjisë janë testuar 10 mostra të dyshimta në EHKK një rast ka rezultuar pozitiv në EHKK.

Komuna e Malishevës ka bërë dezinsektim selektiv në asgjësimin e riqnave! Sipas IKSHPK-së komunat tjera endemike po përgaditen dhe së shpejti do të fillojnë me dezinsektim selektiv.

IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë./21Media