Prezantimi i aplikacionit “për Prishtinën”

Prezantimi i aplikacionit “për Prishtinën”

Komuna e Prishtinës vazhdon projektet e digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Kësisoj, dje u prezantua aplikacioni “përPrishtinën” dhe sistemi tërësisht i digjitalizuar i qendrës së thirrjeve.

Drejtori i Administratës së Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi theksoi se ky aplikacion efektin më të madh do ta ketë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Aplikacioni më i ri “përPrishtinën” e zgjuar vjen me shumë benifite për qytetarët e Prishtinë, ku përmes këtij aplikacioni qytetarët mund t’i drejtojnë problemet online.

Të raportojnë çfarë do problemi qoftë ndotja e ambientit, rendi komunal, ndërtimi pa leje apo ndonjë problem tjetër.

“Nga java e ardhshme qytetari do të marr feedback-un se deri ku ka shkuar shqyrtimi i ankesës së tij”, tha Nushi gjatë një interviste në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë”, që transmetohet në RTV21.

Megjithatë ai tha se prapë do të vazhdojnë të pranojnë ankesa edhe në formë të shkruar.

Sipas Nushit qëllimi i këtij aplikacioni është lehtësimi dhe qëndrueshmëria e ankesës.

Qytetarët mund t’i dërgojnë fotot apo mesazhet në 24 orë në shtatë ditë, përmes aplikacionit “për Prishtinën” që tani për tani mund të shkarkohet nga ëeb faqja e komunës Prishtina online./21Media