Sabriu falënderon Ahmetin

Sabriu falënderon Ahmetin

Sabri Fejzullahu në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës mbrëmë organizuan një koncert në stadiumin e “Fadil Vokrri”, i cili  me performancën e tij arriti që të jetë sa më afër njerëzve, të cilët e ndiqen nga shtëpitë e tyre.

Performanca e mbrëmshme, sipas Sabriut do të jetë më unike në jetën e tij.

“Ishte një performancë me shumë emocione dhe mbetet performanca më unike e jetës”, ka shkruar Sabriu në Instagram, teksa ka falënderuar kryetarin e Pristhinës, Shpend Ahmetin si dhe të publikun ata që  e ndoqën performancën e tij.

 

View this post on Instagram

 

Të dashur shqiptarë, Falemnderit që nga shtëpitë tuaja ndoqët performancën time në stadiumin “Fadil Vokrri”, të organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe kryetari Shpend Ahmeti. Shikime me qindra mijëra, komente pa fund, mesazhe pa fund … sa i lumtur jam që arritëm të lehtësojmë disa nga momentet tuaja gjatë qëndrimit në shtëpi, aty ky është edhe njëri front i luftës ndaj pandemisë Covid-19. Jam i lumtur që isha pjesë e familjeve tuaja të nderuara. Falemnderit edhe Komunës së Prishtinës me kryetarin z. Ahmeti për përkujdesjen. Unë ju dua pa fund dhe bashk me ju lutemi që gjithçka të përfundojë shpejt e mirë! Ne bashkë me ekipin tim, pra, me producentin Shpëtim Desku, menaxherin Avni Selimi, jemi organizuar online dhe po punojmë për këngët e reja. Kreshniku nga “home studio” po bën punën e tij, producenti tjetër në studio në anën tjetër po organizon orkestrimin, dhe mua më mbetet që në kohën time të përcaktuar sipas urdhëresës shtetërore, të shkoj e ti këndoj ato që duhet, e pastaj pjesa tjetër e ekipit gjithashtu online punojnë në realizimin e punëve. Ishte një performancë me shumë emocione dhe mbetet performanca më unike e jetës. Unë me pianistin në skenë, kameramanët gjithandej, por pa juve publiku i dashur … Sa shume doja t’ju kisha aty …! Ju dua pa fund, Sabriano

A post shared by Sabri Fejzullahu (@sabrifejzullahu_official) on


Ndër të tjera, Sabriu ka njoftuar se është duke punuar për këngë të reja të cilat pritet të publikohen së shpejti. /21Media