Pak para se Brendan Ring duhej të mbyllte klubin e tij të xhazit në Ohio të Amerikës për shkak të Covid-19, ai mori një dhuratë prej 3,000 dollarësh (mbi 2500 euro) nga një klient.

Brendan Ring drejton një klub xhazi në Cleveland. Ai kishte njoftuar se klubi do të mbyllej përkohësisht për shkak të virusit korona. Por, para se klubi të mbyllej, një vizitor la një dhuratë: bakshish prej 3,000 dollarësh, transmeton rtv21.tv.

Në një postim në “Facebook”, Ring raporton se klienti konsumoi vetëm një birrë në klubin e tij dhe më pas kërkoi faturën. Operatori i klubit vuri re bakshishin atëherë kur klienti veç ishte larguar./21Media