Këngëtari është diagnostikuar me pneumoni

Këngëtari është diagnostikuar me pneumoni

Elton John të hënën shpërtheu në lot gjatë performancës në Zelandën e Re pasi që nuk ishte në gjendje të vazhdonte koncertin për shkak të pneumonisë.

Këngëtari e kishte njoftuar publikun më herët se ishte diagnostikuar me pneumoni (inflamacion të mushkërive), mirëpo nuk kishte dashur ta anulojë koncertin.

Përmes një njoftimi , promovuesit e turneut Chugg Entertainment treguan se koncertet e Elton John janë shtyrë për vitin e ardhshëm.

“Megjithë përpjekjet e tij për të mos zhgënjyer kurrë fansat, pas konsultimeve me mjekët dhe specialistët është vendosur që shfaqjet e Elton John të shtyhen për në 15 dhe 16 janar të vitit 2021,” thuhet në deklaratë.

Në koncertin e të hënës, këngëtarin publiku e përcolli me duartrokitje dhe brohoritje të mëdha. /21Media