Fansat kanë filluar ta bojkotojnë reperen, Loredana Zefi. Kështu shkruan e përditshmja austriake Heute.

Sipas këtij medimi një gjë e tillë po ndodh për shkak të skandalit të Loredanës me një zvicerane, reperja akuzohet se i mori para saj.

Po bëhet vërtet e pakëndshme për reperin. Edhe mbështetja e fansave të saj nuk është më e sigurt .

Loredana publikoi këngë së bashku me KC Rebell dhe Summer Cem. Kur tre kalibra të tillë bëjnë një kauzë të përbashkët,  në të vërtetë është si  një bombë në botën e rap-it. Në këtë rast, ndodhi e kundërta, shkruan Heute, përcjell portali rtv21.tv

Dy reperët meshkuj u kritikuan se ishin bashkuar me Loredanën. Butoni dislike u klikua pothuajse aq shpesh sa butoni like. Pas 3.6 milionë klikimeve, kishte 120,000 like dhe pak më shumë se 100,000 dislike.

Në komente, fokusi kryesor është reperja. Arsyeja: Reperja dyshohet se mashtroi zonjën Z.Petra duke i marr para, vijon e përditshmja austriake.

Konkretisht, përmendet shuma prej 700,000 euro. Në vitin 2016, Loredana thuhet se ka humbur besimin e familjes dhe vazhdimisht ka kërkuar para. Reperja thotë se nuk është një mashtrim:

“Paratë u dorëzuan vullnetarisht”. Prokuroria po heton.

Për fansat ka kohë që është e qartë se Loredana luajti një lojë te keqe me Petra Z. Përveç kësaj, nëna e viktimës kohët e fundit vdiq. Tani ajo nuk ka mjete financiare për të paguar funeralin.

Në Facebook, ajo madje bëri thirrje për ndihmë. Ndërkohë, reperi Bushido ka pranuar të paguajë funeralin.

Mediat sociale tani bëjnë thirrje për bojkotimin e Loredanës. Hashtagu #boykottloredana ishte në trend në Twitter. Gjithashtu përdoret shpesh: #givemoneyback, përfundon artikulli i Heute./21Media