Për suksesin e filmit “Zgjoi”, Basholli dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave
17 Shkurt 2021
Regjisorja Blerta Basholli është dekoruar nga u.d presidentja, Vjosa Osmani me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontribut në fushën e kulturës.
Kjo pasi filmi “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit të madh të filmit në SHBA, Sundance Film Festival.
Bëhet e ditur se Ceremonia e ndarjes së Medaljeve Presidenciale do të organizohet në ditët në vijim./21Media