Edhe një vajzë shqiptare po tregon sukses në tregun e huaj muzikor. Është fjala për Annellën e cila ka lansuar disa këngë që po dëgjohen edhe në Evropë.

Ajo në emisionin “Diçka po zihet” në RTV 21, foli për karrierën e saj muzikore dhe synimet për të ardhmen. Aktualisht jeton në Danimarkë .

Annella tregoi se tekstin dhe muzikën e këngëve e realizon vet, ndërkohë premtoi se shumë shpejt do të dalin edhe këngë të reja.

Angazhimi i saj në muzikë bën që të jetojë ndaras me familjen, dhe jo rrallë herë merr kritka nga e ëma. Megjithatë tregoi se një herë në javë viziton të ëmën, e ha piten e gatuar nga ajo. Tha se këtë gjë e bën për të mos harruar se është shqiptare./21Media