Në Programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21 sot u diskutua për Fibrozën cistike.

Pediatri Hajdin Imeri tregoi se Fibroza cistike është trashëguese dhe karakterizohet nga një bllokim dhe infeksion i rrugëve të frymëmarrjes si dhe mangësi në tretje.

“Kushti për të lindur një femijë i sëmurë me Fibroze cistike duhet me qenë te dy prind, nuk mund të jetë vetëm njëri”, tha Imeri.

Për trajtimin e Fibrozës cistike duhet mesatarisht 1 mijë euro shpenzime mujore, kështu tha prindi i një fëmije që vuan nga Fibroza cistike, Shefki Uka.

“Barnat duhet të porositen kemi bërë kërkesa shumë, në spital nuk ka, janë shpenzime të mëdha”, tha ndër tjera Uka.

Në gjithë botën janë prekur rreth 100 000 njerëz. Në Kosovë janë të evidentuar 112 fëmijë me këtë sëmundje./21Media