Po vijon procesi i vaksinimi në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Edhe sot në këtë qendër po vaksinohen personat e grup moshës 75 deri 79 vjeç e të cilët kanë sëmundje kronike.

Vetëm gjatë orëve të para të së dielës në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 103 persona. Për tri ditë janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike. Kurse gjithsej janë vaksinuar 1 mijë e 180 të moshuar.

Kështu ka bërë të ditur koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi në konferencë për media.

“Sot është dita e 3 me radhë sa i përket personave me sëmundje kronike të grup moshën 75 deri 79 vjeç që aktualisht deri në këto qaste që ne po flasim sot kemi 103 të vaksinuar për dallim nga dy ditët e mëparshme që kishim një fluks më të madh të njerëzve. Nga data 8 prej kur kemi filluar me grup moshën mbi 85 pastaj 80 tani 75 e mbi aktualisht kemi 2333 persona të vaksinuar, nëse i referohemi vetëm pjesës së sëmurëve kronike këtyre 3 ditëve deri në këto çaste kemi aktualisht 827 persona të vaksinuar. Për derisa të moshuar deri në këto çaste kemi pas 1180, shto numrin e disa personelit shëndetësore dhe personave që janë në dializë, kjo është gjendja aktuale e personave që janë vaksinuar në qendrën 1 tetori”, ka deklaruar ai

Më 28 mars Kosova i ka pranuar 24 mijë dozat e para të vaksinës kundër COVID-19. Këto doza të vaksinës AstraZenenca janë dhuruar si donacion për qytetarët e Kosovës nga COVAX-i. E ata që kishin prioritet për t’u vaksinuar ishin profesionistët shëndetësorë, më pas qytetarët mbi moshën 80-vjeç dhe ata me sëmundje kronike. I pari që e ka marrë dozën e vaksinës AstraZenenca ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.