Përbërësit:

1 lugë çaji mjaltë

1 e verdhë veze

2 lugë vazelinë

1 lugë gjelle vaj ulliri (ose bajame)

Përgatitja:

Për përgatitjen e kremit kundër rrudhave, filloni të ngrohni vazelinën për disa minuta. Pasi të jetë bërë i lëngshëm, hiqeni atë nga nxehtësia dhe shtoni të gjithë përbërësit e tjerë. Përziejini të gjithë përbërësit me një shpatull ose lugë druri, derisa të fitohet një krem i butë dhe homogjen. Në këtë mënyrë kremi kundër rrudhave është gati të përdoret.

Ky krem sjell përfitime të shumta për fytyrën, pasi vazelina është përdorur për një kohë të gjatë për të zbutur lëkurën, por nëse kombinohet me mjaltë, të verdhë veze dhe vaj do të merrni përfitime të jashtëzakonshme brenda një kohe të shkurtër.

Kremi, sipas Living, është në gjendje të eliminojë njollat e shkaktuara nga mosha, ndotja, dielli. Ndihmon gjithashtu në eliminimin e papërsosmërive, rinovimin e lëkurës, sepse me këtë krem është e mundur që të eliminohen qelizat e vdekura, të rikuperoni elasticitetin dhe butësinë e tyre.

Aplikimi dhe këshilla

Mund të aplikohet në zonën përreth syve, qafës dhe dekoltesë, vepron thellësisht në lëkurë, me një efekt ngritjeje të menjëhershme, shëruese dhe e qëndrueshme për një kohë të gjatë. Shkurt, nga aplikimet e para do të vini re ndryshime të vogla. Kremin mund ta aplikoni në fytyrë në mëngjes dhe në mbrëmje me lëvizje rrethore dhe ta lini të paktën 30 minuta, derisa të përthithet plotësisht. Pastaj fshijeni lëkurën me një leckë të lagur.

Kremi kundër rrudhave të fytyrës mund të ruhet në një kuti kozmetike të mbyllur, larg nxehtësisë dhe dritës, nëse dëshironi mund ta mbani edhe në frigorifer.