Kastravecët turshi janë një ushqim që kanë shumë përfitime.

Turshitë përmbajnë vitaminë A, e dobishme për shëndetin e syve, dhe vitaminë K, e cila ndihmon në shëndetin e kockave. Poashtu ato janë të pasura me baktere të mira që ndihmojnë në sistemin tretës.

Lëngun e kastravecëve turshi mund ta përdorni si bazë për të bërë salcën e sallatave, ku mjafton ta përzieni me vaj ulliri, piper dhe hudhër. 

Poashtu mund të përdorni pak lëng kastravecësh turshi kur marinoni mishin sepse i jep një aromë shtesë. Mund të përdorni piper, hudhër të grirë dhe më pas të vendosni mishin në një enë me lëng kastravecësh, përpara se ta gatuani.

Lëngu i kastravecëve shërben si pastrues natyral, sidomos për pjatat që pastrohen me vështirësi./21Media