Gatimet që  mund t’i bëni me shkopinj kanelle

Gatimet që  mund t’i bëni me shkopinj kanelle

E kush nuk e pëlqen aromën që shkopi i kanellës lëshon tek ëmbëlsirat, apo edhe kur e vendosim në ambientet e shtëpisë. Ne do të iu tregojmë disa nga përdorimet e tij të shumta në kuzhinë.

– Mund ta vendosni në një çajnik me ujë të nxehtë, kjo për një filxhan me çaj të ngrohtë kanelle.
– Nëse në mëngjes keni vendosur të gatuani bollgur, mund t’i shtoni një shkop kanelle gjatë kohës që është duke u gatuar.
– Mund ta vendosni në mes të kafes suaj përpara se ta konsumoni.
– Gjatë kohës që po gatuani mish mund ta hidhni në tenxhere.
– Para se të piqni në furrë mishin, mund t’i bëni disa vrima dhe t’i vendosni disa shkopinj kanelle për të lëshuar aromën e tyre.
– Shkopin e kanellës ju mund ta përdorni edhe gjatë kohës që po gatuani oriz, kuskus ose thjerrëza duke e hedhur së bashku me to në tenxhere.