Përfitime të shumta nga vaji i pemës së çajit

Përfitime të shumta nga vaji i pemës së çajit

Që nga viti 1900, përdorimi i vajit të çajit si një antiseptik i fuqishëm, antifungal dhe antibakterial është përhapur në mbarë botën dhe tani mund të gjendet lehtë dhe në tregun shqiptar.

Vaji i pemës së çajit ka veti kuruese për shumë probleme.

1) Zhduk aknet. Sipas WebMD, aplikimi i vaji të pemës së çaj 5% (peroksid benzoyl ) ka fuqinë jo vetëm të trajtojë, por dhe të eliminojë aknet 100%. WebMD rekomandon aplikimin e vajit dy herë në ditë për 45 ditë.

2) Shëron plagët dhe ju mbron nga infeksionet. Me një plagë të hapur në lëkurë, është shumë më e lehtë që jut ë prekeni nga infeksioni pasi bakteret dhe viruset depërtojnë në gjak. Nëse ju lyeni plagët me vajin e pemës së çajit jo vetëm që procesi i shërimit do të përshpejtohet por edhe rreziku i infeksionit ulet.

3) Eliminon erën e keqe të këmbëve Përzieni në masë të barabartë miell misri dhe sode buke për të mbushur një gjysmë filxhani, pastaj shtoni dhjetë pika të vajit të pemës. Ju mund ta aplikoni pluhur direkt në këmbët tuaja dhe ato nuk do të mbajnë më erë çfarë këpucësh të vishni.

4) Trajton mykun e thonjve dhe infeksionet kërpudhore Lyeni thonjtë e prekur nga myku dy herë në ditë më këtë vaj për 6 muaj, dhe ju do të shpëtoni një herë e përgjithmonë nga myku.

5) Lëkurë më e bukur Vaji i pemës së çajit ka veti të fuqishme antioksiduese dhe mund të përmirësojë pamjen dhe teksturën e lëkurës.

6) Forcon flokët Një sasi vaji pak i holluar e aplikuar në kokën mund të bëjë mrekulli. Përshpejton qarkullimin e gjakut, procesin e rritjes së flokëve dhe eliminon zbokthin.