Niseshtja është një ndër produktet që ka përdorim të gjerë në kuzhinë

Niseshtja është një ndër produktet që ka përdorim të gjerë në kuzhinë

Përveç përdorimeve të zakonshme që dimë në përditshmëri, ju njohim me përdorimet më të çuditshme. I bën salcat më kremoze. Nëse salca që po përgatisni është shumë e lëngshme, sugjerohet që të përzieni bashkë një sasi të barabartë uji dhe niseshteje. I përzieni derisa të përftoni një masë kremoze dhe këtë masë shtojani salcës që po përgatisni dhe vazhdoni t’i trazoni bashkë derisa salca të trashet.

Theksojmë se uji duhet të jetë i ftohtë. I jep më shumë shije mishit dhe perimeve kur skuqen. Nëse para se t’i skuqni i kaloni perimet dhe mishin në niseshte misri. Kjo do të bëjë që ato të jenë më të shijshme dhe të jenë bërë kërce. Për më shumë shije këshillohet që të shtoni erëza të ndryshme dhe ti marinoni në to. Bën pjekje të shkëlqyer të mishit të pulës.

Niseshteja e misrit është një nga përbërësit sekretë të shumë fast fonde-ve, që i jep mishit të pulës një shije perfekte. Ajo përzihet me miell dhe në të kalohet mishi i pulës para se të vendoset në tigan për t’u skuqur. (Më falënderoni pasi ta keni provuar, mos harroni të shtoni edhe erëzat).

Në Kore dhe Japoni kuzhinierët e kalojnë mishin e pulës vetëm në niseshten e misrit, të papërzierë ne miell. Pjek në mënyrë të shkëlqyer çdo kek Kjo pasi niseshteja mban të bashkuar çdo përbërës të ëmbëlsirave, dhe si pasojë gjatë pjekjes së një keku ai piqet në mënyrë uniforme në çdo pjesë të tij. Atë mund ta përdorni edhe nëse kekut tuaj do t’i shtoni fruta, reçel apo marmalatë. Niseshteja do të bëjë që këta përbërës të mos jenë shumë të lëngshëm.