Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i hapur që ta lejojë largimin e Sergio Ramosit në vitin 2021 – raporton El Chiringuito TV.

Qendërmbrojtësi spanjoll do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit aktual, mirëpo Los Blancos nuk duan t’ia vazhdojnë për më shumë se një vit.

Vet futbollisti kërkon kontratë dyvjeçare, në mënyrë që të pensionohet te Reali në vitin 2023.

Në ndërkohë klubet të shumta kanë shprehur interesim për shërbimet e Ramosit, ndërsa Perez nuk është duke u angazhuar që ta pengojë largimin e 34-vjeçarit.

Paris Saint-Germaini tashmë është duke përgatitur një mega-ofertë, ndërsa edhe Juventusi është ndër klubet e interesuara për mbrojtësin e Los Blancos.