Vaji i kokosit përdoret si produkt i bukurisë, për heqjen e grimit e deri te mbrojtja nga dielli.

Por nga vaji i kokosit përfitime të shumta ka edhe floku. I pasur me vitamina, stimulon rritjen e flokëve, i ruan nga thatësia, dhe i mbron flokët nga faktorët e jashtëm. Po ashtu parandalon rënien e flokëve, dhe ju ndihmon ta largoni zbokthin.

Përdorni vajin e kokosit natën në flokët e thata, duke u siguruar se çdo fije të flokut e keni spërkatur me këtë vaj. Pastaj mbështillni flokët me peshqir dhe lini të qëndrojnë ashtu për 20-30 minuta./21Media