Noti përveç se ju ndihmon të keni një trup të shëndetshëm, ju ndihmon edhe shpirtërisht, pavarësisht moshës suaj. Noti ju ndihmon edhe atyre që vuajnë nga depresioni që të ndjehen më mirë. Por kjo nuk është e gjitha.

1.Mushkëritë tuaja do të funksionojnë më mirë

Noti i rregullt është një mënyrë e mirë për t’ju ndihmuar mushkërive tuaja. Në fakt. studimi thotë se noti ka një përparësi ndaj joga-s, kur bëhet fjalë për përmirësimin e funksionit të mushkërive. Kjo për shkak se noti është në gjendje të rrisë elasticitetin e muskujve në mushkëri dhe gjoks.

2.Do t’i djegni kaloritë

Noti 3 herë në ditë është një mënyrë fantastike për t’i zhdukur kaloritë, teksa ju ndihmon edhe në forcimin e muskujve tuaj. Ju mund t’i djegni 500 kalori me 30 minuta not, që nënkupton dyfishin e asaj që do ta arrinit duke ecur.

3.Do të flini më mirë

Noti ndikon pozitivisht në mendjen dhe gjumin tuaj. Thuhet që noti është çelësi i ushtrimeve që ju ndihmon me pagjumësinë (insomnia).

4.Nyjet e këmbëve do të jenë më të forta


Noti është ushtrimi perfekt për njerëzit me probleme të nyjeve, që shkaktohet nga artriti psh. Kjo nënkupton që noti i rregullt mund t’ju ​​ndihmojë të zvogëloni rrezikun e përkeqësimit të artritit duke aplikuar ushtrime të rregullta dhe duke ndihmuar për t’i mbajtur muskujt rreth nyjeve tuaja të forta./21Media