Lëngu i domates ka veti detoksifikuese është i pasur me vitamina dhe minerale shumë të rëndësishme për organizmin. Është pak kalorik, gjë që e bën të shkëlqyer si pije dobësuese! Fare mirë mund të zëvendësojë dhe pijet energjike. Më poshtë do t’ju listojmë arsyet pse:

Një gotë e vetme e lëngut të domates çdo ditë forcon sistemin tuaj imunitar, ju mbron kundër sëmundjeve të zemrës dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit. Përveç kësaj, kjo pije freskuese parandalon sëmundjet e pankreasit, mëlçisë dhe mushkërive, ndihmon me tretjen dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Lëngu i domates lehtëson simptomat reumatike dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Për më tepër, ndihmon në pastrimin e lëkurës dhe shkëlqimin e saj nga “brenda-jashtë’.

Për më tepër, domatja përmban kalium, kalcium, proteina bimore dhe karbohidrate, si dhe vitaminë esenciale C. Ajo është gjithashtu një ilaç i madh natyror për spazmat e muskujve, sepse është e pasur me magnez (11mg në 100 gram).

Këshilla për të përgatitur një gotë me lëng domate: do t’iu nevojiten 2 domate dhe 2 karota.

Kjo pije  përbërje përmban vitaminë A, B1, B6, E dhe K.

Pasi karota dhe domatja të jenë miksuar mirë me njëra-tjetrën në blender shtoni për shije, pak lëng limoni. Pija duhet të konsumohet menjëherë!

Një tjetër recetë:

Përbërësit: 6 kg domate, dy lugë kripë 4 lugë sheqer

Metoda e përgatitjes: Lani domatet në ujë të ftohtë dhe pastaj grijini ato. Shtoni kripë dhe sheqer dhe vendosini në zjarr, përziejini shpesh për të parandaluar djegien. Pas 10 minutash hiqini nga soba dhe vendosini në një shishe qelqi të sterilizuar dhe të mbyllur mirë.