10 mijë e 402 persona kanë aplikuar për kompensim

10 mijë e 402 persona kanë aplikuar për kompensim

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione raportuan përfaqësuesit e Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. Gjatë raportimi u njoftua se nga viti 2013 kur ka nisur punën ky Komisioni e deri tani kanë aplikuar për kompensim 10 mijë e 402 ish të burgosur, ish të dënuar dhe ish të përndjekur politikë, prej tyre 2 mije e 901 e kanë fituar të drejtën për kompensim. Por sfidues për këtë komision mbetet mungesa e kushteve esenciale të punës.(Teksti-Kujtesa BAJRAMI-FANA,kamera- Lulzim FANA)./21Media