Mëngjesin e së enjtes bodrumi i një ndërtesë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Mbi bodrumin e përfshirë nga zjarri është një furrë.

Njësitet e zjarrfikësve janë në vend të ngjarjes të cilët kanë shuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:30 policia ka marrë informatën se në rr. “Bajram Kelmendi” ne Prishtinë bodrumi i një lokali është përfshirë nga zjarri. Policia ka dale ne vendin e ngjarjes ndërkaq zjarrfikësit kishin lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, pasoja te tjera nuk ka”, ka thënë Borovci./21Media