Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, Policia jep detaje

Një banesë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 04:30 në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Lajmin përt portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, në një banesë.
Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfiksit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button