Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për të katërtën ditë me radhë, sot u intervistua presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas intervistimi që zgjati disa orë, Thaçi u deklarua para mediave.

“Sapo përfundova dëshminë time para prokurorit të Dhomave të Specializuara. Më vjen shumë mirë që për 4 ditë me radhë kisha mundësinë që të jap sqarimet e mia për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me aktivitetin tim gjatë periudhës së luftës.. Gjatë këtyre katër ditëve jam munduar të sqaroj dhe të jap informacione rreth përgjegjësive të mia gjatë luftës. Gjatë tërë kësaj periudhe kam qenë i shoqëruar nga ambasadori Prsper në….Kemi pasur seanca produktive. Tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit që të vlerësojnë me paanshmëri dhe me mendje të hapur dëshminë time. Në rast se bëjnë një gjë të tillë në mënyrë profesionale ata lehtë mund të vijnë në përfundim se unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi të pretenduar. Lufta jonë ka qenë e drejtë sepse ka qenë luftë për liri”, tha Thaçi. /21Media