Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina arriti t’i përmbyllë 45 minutat e parë me epërsi minimale 1:0.

Ishte Otto John në minutën e 20-të, i cili arriti të shënojë për skuadrën e Armend Dallkut.

Pas këtij golit, të drejtuarit e Ismet Munishit u munduan të barazonin rezultatin, por një gjë e tillë nuk ndodhi gjatë kësaj pjese.

Kujtojmë që fituesi i kësaj ndeshje do të marrë pjesë në kualifikimet për Evropa Ligë.